FJALA ME EKSPERTËT E TURIZMIT

Të nderuar miq,

Sot jemi mbledhur për të folur për turizmin dhe në fakt sot preferoj të jem nxënës. Edhe pse e njoh këtë qark më mirë se xhepat e mi: monumentet e panumërt natyrore, qendrat me potencial të vecantë për turizmin sportiv, turizmin e gjelbër, turizmin kulinar… njoh ndoshta cdo detaj të fuqisë sonë për turizmin kulturor… unë prapë preferoj që sot të jem nxënësi juaj.

Në fakt ky cikël takimesh më ka rikthyer kënaqësinë e të mësuarit. Eshtë e paimagjinueshme sa shumë mund të pasurohesh në dije nga specialistët e cdo fushe – nëse dimë të dëgjojmë mirë dhe të ngrejmë pyetjet e duhura.

Pa dashur ta divulgoj bisedën në ravgime të tjera, dua vetëm t’ju them sa mirënjohës i jam ekspertizës Suaj, ndihmës së sinqertë dhe vizionare që kam marrë dhe jam i bindur se do të vazhdoj të marr prej jush.

Prof. Elsa… fjala për ju….

 

 


Ndërhyrje 1

Ne kemi një pasuri të jashtëzakonshme të traditës së verës në Librazhd. Rikthimi i bujtinave në zonat më piktoreske – nuk mund të ndodhë plotësisht në asnjë kënd të qarkut, nëse ne nuk ndërtojmë marka të mbrojtura të origjinës së kontrolluar. Ky process duhet të përfshijë sipas meje edhe Vajin E Ullirit të Elbasanit. Nxitja e këtij nënsektori mund të fillohet me krijimin e Markës së Vajit të Ullirit me Origjinë të MBrojtur. Përvoja europiane në këtë drejtim është shumë e cmuar.

Rajoni autonom i Sicilisë konsolidoi markën e Domateve Qershi – të cilat në cdo treg sot shiten me dyfishin e cmimit të domates së zakonshme. Arsyeja? Marka e mbrojtur dhe e promovuar sic duhet!

Po ashtu ne kemi një pasuri të rrallë bimësh medicinale dhe erzash në të gjithë qarkun. Unë mendoj se Gramshi mund të shënonte fillimin e turizmit shëndetësor – me qendra recreative të mjekësisë së bimëve – të profilit të mesëm të lartë. Një qendër e tillë në Bari të Italisë pret klientë që qëndrojnë 10-14 ditë me një kosto ditore prej 700- 1.000 EUR/ditë – me të gjitha shërbimet SPA dhe cajra medicinalë. Turqia ka nisur gjithashtu ta aplikojë këtë lloj turizmi – duke synuar gërshetimin e turizmit kulturor me atë shëndetësor – në luftë kundër stresit.

Prania e Llixhave është një mundësi e shkëlqyer për të ndërlidhur dy ofertat e turizmit shëndetësor. Unë besoj se praktika çeke e promovimit të llixhave si për qëllime shëndetësore ashtu edhe si qendra SPA të trajtimit fizik me shërbime të specializuara – është një dritare e mirë prej ku mund të shohim rrugët e zhvillimit të kësaj dege nënsektoriale.

Ndërtimi i TECHNOPOLIS që ne kemi ideuar dhe do të cojmë përpara – synon krijimin e shanseve gjithashtu për turizmin studentor – përmes programeve të shkëmbimit universitar. Një koncept i turizmit të konferencave mund të mbështetet shumë mirë përmes TECHNOPOLIS në një vizion afat-mesëm. Përvoja britanike është një gjurmë e cmuar e kësaj përvoje.

Në promovim të zonave tona më të mira, për të vizionuar një visitor afatgjatë – unë do t’ju propozoja gjithashtu idenë që Elbasani të kthehet në Qendrën Kombëtare të Skautizmit. Nëse një fëmijë krijon një kujtim të cmuar në këto zona – në moshë të njomë – është e pritshme që ai të rikthehet në të njëjtin vend nesër me fëmijët e tij.

Në këtë aspekt – nga pozitat e deputetit që është marrë gjithmonë me arsimin, unë do të shtoja në tour-et e fëmijëve të shkollave zonat turistike të Elbasanit – dhe do të përgatisja një hartë që mund t’i vihet në dispozicion ministrisë së arsimit dhe drejtorive arsimore.
Kjo qasje mund të shtrihet edhe në Kosovë. Nxënësit nga e gjithë Kosova shkojnë deri në Sarandë për të njohur vendin amë. Elbasani është zemra e tij.


Ndërhyrje 2

Unë ju falenderoj jashtë mase për të gjithë informacionin që ndatë, për të dhënat, shqetësimet, problemet dhe idetë me të cilat ju zbukuruar këtë diskutim shumë të vlefshëm për mua, por jo vetëm.
Unë besoj se ruajtja fuqishëm e një trekëndëshi të pandarë mes MJEDISIT, TURIZMIT e BUJQËSISË dhe mbikqyrja e premisave mbështetëse – Infrastrukturës, Politikave të Promovimit, Zhvillimit territorial dhe Ofertës – janë kushti i parë i domosdoshëm për t’i dhënë Turizmit lokal një shtytje të re dhe një zhvillim të qëndrueshëm.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on google
Google+
Share on whatsapp
WhatsApp