100.000 KOSHERET – PROJEKT PËR QARKUN E ELBASANIT

  • Bletët rrisin rendimentin e prodhimit bujqësor deri në 45%;
  • Bletët udhëtojnë 8-12 km për të gjetur kullota – kështu që distanca mes parqeve do të jetë rreth 15 km duke mbuluar gjithë qarkun;
  • Nevoja për t’I ushqyer bletët do të sjellë një process të domosdoshëm pasurimi të vegjetacionit me bimë arash që favorizojnë bletarinë dhe me pyje të rinj; kjo do të gjelbërojë qarkun dhe lulëzojë qytetet tona.

 

  • Ky biznes social mund të krijojë disa qindra vende pune dhe një nivel specializimi shumë të vlefshëm për përfituesit e ndihmës ekonomike;
  • Elbasani do të kishte një shkollë kombëtare të Apikulturës- që vendit sot i mungon;

 

  • Ky projekt që kërkon 3 vjet për t’u realizuar plotësisht krijon mundësinë që ne të prodhojmë – përtej prodhimit actual – të paktën 800.000 kg mjaltë. Nëse ky prodhim shitet me një minimum 6 EURO për kg – do të sillte një të ardhur prej 4.8 – 5 milion EUR.

 

  • Bletërritësit do të përfitojnë prej këtij procesi mundësinë që të ndajnë bletët dhe të trajnojnë të gjithë të interesuarit;

 

  • Po ashtu, ju do të na ndihmoni të prodhojmë kosheret dhe t’I popullojmë me bletë. Nga një koshere – bleta mund të ndahet deri 3 herë në vit.

 

  • Ky process krijon mundësinë që Elbasani në një të ardhme të afërt të zhvillojë një industry të vetën të kozmetikës dhe farmaceutikës me bazë Apikulturën. Serbia e ka. Rumania e ka. Pse ne të mos ta kemi?

 

  • Kësaj industrie I shtohet edhe hapësira industriale e prodhimit të bimëve medicinale dhe etero-vajore, që ne synojmë t’I katërfishojmë.

 

  • Rritja e rendimentit bujqësor, rritja e pasurisë vegjetative dhe njëherësh kultura e luleve në qytete dhe fshatra do të na bëjë të ngjashëm me Poloninë, Rumaninë dhe Slloveninë – vende që kanë njohur një boom në fushat e prodhimit organik.





Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on google
Google+
Share on whatsapp
WhatsApp