FORCA E DIJES DHE VULLNETI I NDRYSHIMIT

Gjithmonë kam besuar tek forca e dijes: tek mendja e ndiçuar e ekspertëve, tek fuqia e përvojës, tek syri I hollë I vendasit që I njeh gjërat me zemër po aq sa në teori. Gjithmonë kam besuar se nuk ka një prurje në politikë të dikujt – nëse kjo nuk pasurohet me historinë jetësore profesionale dhe me një gjurmë të madhe të përpjekjes konkrete të shumë njerëzve të tjerë.

Politika është përfaqësim I atyre që dinë, I atyre që duan dhe sidomos I atyre që përpiqen për më mirë në lidhje me jetën e tyre dhe të komunitetit. Në këtë kuptim – të zgjidhesh do të thotë të Dëgjosh.

I kam parë gjithnjë me admirim miqtë e mi – arkeologë, historianë, ekonomistë, inxhinierë, ekspertë të mjedisit, mjekë… I kam parë me lakminë e atij që mbetet I etur të mësojë prej tyre atë që nuk e di.

Në fakt ky është casti të pohojmë se shqiptarët kanë nëvojë të mësojnë prej specialistëve. T’I dëgjojnë ata.

Unë I thirra, dhe miqtë e mi të dijes – erdhën. Në tryeza tematike kushtuar fushave të tyre të njohjes, ata më thanë shumë gjëra – një pjesë të reja dhe të panjohura, por të gjitha të cmuara. Të gjitha konkrete dhe të zbatueshme.

E di se ndoshta idetë e mia – ashtu si idetë politike që mbështesin zhvillimin – nuk janë më shumë se aspiratat e tyre të përditshme. E di se fuqia e tyre e dijes dhe dëshira e tyre për përparim e dritë është gjithmonë më e madhe se fjala e një përfaqësuesi politik.

Por për një gjë I siguroj: vullneti im politik është shumë herë më I madh se cdo fjalë që them, është prijës i veprimit tim dhe pasqyrë besnike e aspiratave të tyre të mira.

Me forcën e dijes së ekspertëve të këtij qarku dhe me vullnetin politik – timin dhe të partisë demokratike – jam I bindur se ëndrrat e tyre do të marrin rrugë.

Dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që me nderuan në tryezat tematike që zhvilluam bashkë, ku unë mësova, por ç;është më e rëndësishmja: Elbasani Fiton – sepse ata janë pjesë e tij, Shqipëria fiton – sepse ata janë bij të denjë të saj.

Rruga jonë vetëm sa ka filluar!

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on google
Google+
Share on whatsapp
WhatsApp