KJO QEVERI ËSHTË NDOTËSJA MË E MADHE E MJEDISIT SHQIPTAR

Ka qenë tejet pasurues për mua takimi që pata me ekspertët e mjedisit dhe një grup specialistësh të bujqësisë. Klubi Ekologjik i Elbasanit me kohë ka ngritur alarmin për situatën dhe ka bërë cdo përpjekje – sado modeste – për të prodhuar të dhëna monitoruese të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës. Një numër ekspertësh të përgjegjshëm dhe me përvojë janë margjinalizuar – ndërsa agjensia e mjedisit është përdorur më shumë si fole punësimi për militantë.

Një skandal, i cili ka nisur të zbardhet – në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, dëshmon se ky rrënim institucional ka qenë I qëllimshëm. Dëmtimi sistematik I pyjeve, përfshi parkun e mbrojtur në Librazhd, pyjet e Gramshit, etj ka ndodhur e ka ndodh ende – nën proteksion politik. Nëglizhenca korruptive për të mos zbatuar ligjin, e cila ka lejuar kompanitë private të vijojnë ndotjen e ajrit, ujrave dhe tokës është lemeritëse. Ndotja bakteriologjike e ujrave me një rrezik të pallogaritshëm njerëzor – vijon ende. Prania e lëndëve kancerogjene në disa zona dhe heshtja e qëllimshme e shtetit – do të duhej ta ngrinte Elbasanin në këmbë.

Duhet një ndërhyrje e menjëhershme dhe mbi të gjitha kjo kërkon vullnet politik!

Kemi një pasuri natyrore të lakmueshme, një mjedis kaq bujar e pjellor, monumente natyrore unike dhe një areal të mrekullueshëm që ofron cdo formë të turizmit – në cilësinë më të lartë të mundshme. Kemi një prodhimtari që përtej cdo dyshimi mund të na kthejë në qarkun më të lulëzuar të vendit.

Na duhet një Vullnet I Ri Politik!

Sic e tha në takim Hyqmet Zane – sekretar I Klubit Ekologjik – ndotësi më i madh i këtij mjedisi është Qeveria e Edi Ramës.

Hapi i parë është rikthimi i një mjedisi ku njerëzit të dinë të vërtetën. Sot, e vërteta është se jetojmë në errësirë të plotë informative mbi këto kërcënime jetike! E vërteta është se situata është kritike dhe në disa zona ndërhyrja është emergjencë!

E vërteta është se pa Mjedis të Sigurt nuk mund të kemi Zhvillim të Qëndrueshëm. E duam industrinë – sic duam zhvillimin e cdo sektori tjetër jetësor për ekonominë.

Ju prezantova të pranishmëve projektin tim që ta kthejmë Qarkun e Elbasanit në një Park Natyror Bletarie – duke futur në prodhim sipas një programi – 100.000 KOSHERE bletësh, në parqe të dedikuara. Kjo zgjidhje jo vetëm na jep një barometër natyror për të kuptuar ndotjen – përfshi keqpërdorimin e kimikateve nga fermerët, por gjithashtu edhe një instrument për të ndihmuar grupet në nevojë, për të punësuar përfituesit e ndihmës ekonomike, për të gjeneruar biznes (100.000 koshere mund t’I japin qarkut 8-12 mijë ton mjaltë me vlerë tregu jo më pak se 50-70 miljon euro) etj.

Elbasani mund të ketë falë këtij projekti një Shkollë Kombëtare të Apikulturës dhe të shndërrohet në qendër rajonale të formimit professional.

Një gjë është e sigurt: nëse ne dëgjojmë specialistët tanë, ata që e kanë ndërtuar këtë vend, që e duan këtë vend, që e njohin atë më mirë se kushdo tjetër – kurrë nuk do të gabojmë kur marrim vendime dhe kur i zbatojmë ato.

Garancia e zhvillimit të një vendi janë njerëzit e mençur të tij.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on google
Google+
Share on whatsapp
WhatsApp