Takim me inxhinjeret e Elbasanit date31 mars 2021

Fjala e mbajtur ne takim

Përshëndetje
Ju falemderit që jeni pjesë e kësaj tryeze tematike, e para në listën e një numri takimesh me specialistë të spikatur të fushave të ndryshme, që unë po organizoj në kuadër të fushatës sime zgjedhore.
Sic e thashë edhe në takimin me intelektualët e Elbasanit, është synimi im që të prezantoj politikisht dhe të bëj pjesë integrale të vendim-marrjes në cdo nivel Tryezat e Ekspertizës. Prej Bashkisë, Qarkut e deri në nivel qeverie – nuk mund të ketë një vendim-marrje të shëndoshë e të arsyetuar, pa input-in jetik të ekspertëve tanë.
Përvoja juaj, historia juaj profesionale, njohja juaj e rrethanave dhe e mjedisit lokal është garancia më e mirë për një vendim-marrje që i kthehet shoqërisë në një vlerë – jo thjesht të zbatueshme, por të shumëfishuar dhe gjithëpërfshirëse. Pa optikën tuaj – cdo nivel qeverisës – është i verbër.
Kam qenë gjithmonë i mahnitur nga një lloj gjenialiteti i inxhinjerëve, i arkitektëve, i mjeshtrave që kthenin gurët në metale, nga mendjet që përkthenin algoritmet në imazhe kompjuterike dhe funksionalitete – të gjitha punë që lartësojnë rolin e njeriut në shoqëri drejt një niveli të ri.
Në themel njohja ime mbetet e përciptë dhe e pjesshme – por absolutisht jam tejet i apasionuar pas sukseseve në këtë fushë. Le të flasim konkretisht:
E para – në Shqipëri ne ende nuk kemi një Kod Universal të Standarteve ndërkombëtare të Ndërtimit. Në libra të vecantë gjenden “Kushtet teknike te projektimit” dhe “Kushtet teknike te zbatimit” – që janë miratuar qysh në vitin 1976. Nje pjese janë zëvendësuar nga ministria, ndërsa një pjesë tjetër janë sot të pazbatueshme.
Edhe Kosova e ka sot një Kod Universal të Standarteve të Ndërtimit. Ne JO!
Pse Politika shqiptare nuk ka pranuar – dhe ende nuk pranon të bëjë një Kod Ndërtimi, që të reflektojë standartet e reja??
Vala e tërmeteve që goditi Shqipërinë ishte një paralajmërim i mjaftueshëm për të forcuar vëmendjen ndaj cilësisë së ndërtimeve. Ne ende ndërtojmë godina – por jo sisteme banimi. E gjitha kjo reflektohet me kostot e shtuara të ngrohjes apo eficencën e humbur të energjisë. Gati 500 mijë ndërtime të reja i janë shtuar kryesisht inventarit të banesave që trashëguam.
Ne jemi Elbasani që prodhon celik për ndërtim. Ne mund t’i japim industrisë së ndërtimit hekur sizmik – nëse kjo kualifikohet me ligj. E njëjta duhet të vlejë për veprat e artit në të gjitha punimet civile.
Ndërsa ndaj respektin më të thellë për inxhinjerët shqiptarë – ndërtimet e të cilëve I rezistuan valës prej mëse 7.000 tërmeteve që kanë goditur vendin prej nëntorit 2019, unë dua të dëgjoj mendimin tuaj për këtë shqetësim timin.
2. Ne kemi një pasuri minerare për të cilën unë jam i etur të dëgjoj. Ajo që di është se ne kemi një rezervë të lakmueshme minerare, përfshi magnezin dhe kobaltin që mundëson zhvillimin e një sërë industrish – përfshi mundësinë e zëvendësimit të lithiumit për bateritë e makinave, një biznes që në 10 vitet e ardhshme pritet të arrijë një volum botëror prej 30 trilion dollarësh. Jam i bindur se ing.Ylli Llanaj do na shpalosë një pamje të pasurive minerare por dhe të mundësive reale që ofron industria e përpunimit të metaleve në Elbasan.
3. Ne kemi një pasuri pyjore të rëndësishme në qark. Sipas studimit të SIDA-s (Swedish International Development Agency), Shqipëria ka një total prej 2.2 milion ton humbje pyjore në vit – lëndë drusore që bie natyrshëm nga pemët. Kjo masë mund të mbështesë prodhimin e të paktën 1 milion ton pellet druri (bricket).
Komuna e Astit ka aplikuar një zgjidhje për pastrimin e pyjeve nga humbjet natyrore duke i dhënë hov turizmit të gjelbër, sportiv – falë hapjes së shtigjeve në pyje. Hapja e shtigjeve pyjore rriti turizmin. Numri i hoteleve Bed&Breakfast në Asti u dyfishua pas një investimi në 6 impiante ko-gjenerative të energjisë me biomasë.
Të ardhurat nga shitja e energjisë në Asti rritën të ardhurat e bashkisë me gati 10 miljon euro. Gjithashtu një numër i madh banorësh të zonave pyjore gjeneruan të ardhura nga puna për grumbullimin e masës drusore dhe biomasës tjetër.
Unë mund të shkoj përtej kësaj ideje – nëse ju them se ideja për pasurimin me nano-thërmija (me nano-teknologji) të peletit të drurit, i jep atij atë dëndësi të shtuar dhe një fuqi kalorifike të krahasueshme ose dhe më të lartë se nafta.
Suedezët kanë ndërtuar sot TEC-e me pellet – për ta djegur atë aty ku prodhohet dhe kanë gjeneruar edhe një industri shtesë për prodhimin e gazrave industrialë, duke fraksionuar CO2-shin në oksigjen ose duke e filtruar atë për industrinë e pijeve.
Pasurimi me nano-thërmija I pelletit të drurit është një prej projekteve që mund të industrializohen në Qendrën tonë të Kërkim – Zhvillimit në TECHNOPOLIS – të cilën prezantova si ide para pak ditësh.
Një projekt i tillë do t’i jepte Elbasanit mundësi të investonte menjëherë në pyllëzim – të bashkohej në projektin European “Robin Wood” – ose të përdorte si Serbia fondet EPA – e cila ka marrë 32 milion euro për financimin e bashkëlidhur të pyllëzimeve të reja kundrejt prodhimit të pelletit të drurit.
4. Qarku i Elbasanit ka një larmi formash të gjenerimit të energjisë dhe një potencial të madh ende të pashfrytëzuar. E para, ne kemi si qark një rrezatim diellor të ngjashëm me Italinë e jugut – që arrin në mbi 5kW për metër katror.
Gramshi aktualisht është në pararojë të inovacionit teknologjik botëror me zgjidhjen e aplikuar nga STATKRAFT dhe EVN. Me 269 MW të instaluar fuqi gjenerimi – Devolli mbështet në mënyrë të qëndrueshme cdo perspektivë zhvillimi industrial të zonës.
Ne kemi burime gjeotermale për të cilat ende nuk kemi zhvilluar asnjë studim kombëtar, as edhe një strategji të zhvillimit të tyre. Teknologjitë e reja të prodhimit të energjisë përmes konvertimit termik – të cilat sot në fashën solare të inovacionit kanë hyrë në përdorim industrial – kërkojnë një vëmendje të shtuar për t’i adoptuar dhe përshtatur në sferën e energjisë gjeotermale.

5. Në Cërrik ne kemi pasur një industri të përpunimit të naftës, e cila mund të rikthehet me sukses – me një investim privat jo më shumë se 50 milion euro. Unë e shoh këtë oportunitet si një shans jo thjesht për industritë e prodhimit të derivateve të naftës – ku bën pjesë karozeni për aviacionin, bitumi etj. Këtu një vlerë të shtuar kanë polimeret që mund të ekstraktohen nga përpunimi i naftës – bazë për industrinë tekstile, industrinë e ndërtimit, industrinë e produkteve plastike të riciklueshme, etj.

5. Nja dy ide në lidhje me ICT-në dhe fushën e shkencave kompjuterike, do vlerësoj t’i përmend pasi të dëgjoj më parë ekspertët e pranishëm, inxhinierët e IT-së.

Ju kërkoj ndjesë nëse u zgjata me këtë parashtrim Teknik të disa project-ideve që unë I gjej me shumë interes dhe me perspektivë për të ardhmen e qarkut.
Ju falemderit për durimin.

Do të ftoja ing. Ylli Llanaj të na shpjegonte paksa një panoramë të pasurive minerare dhe të shanseve që industria e përpunimit të metaleve ka në Elbasan.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on google
Google+
Share on whatsapp
WhatsApp