GEZUAR 22 Marsin – Festën e Votës së Lirë!

Qytetarë të nderuar të qarkut të Elbasanit
GEZUAR 22 Marsin – Festën e Votës së Lirë!
Me 22 mars 1992 – për herë të parë në historinë e re të Shqipërisë, vota popullore u numërua dhe triumfoi përballë histerisë së gjysmë-shekullit komunist.
Edhe regjimet totalitare mund të organizojnë votime. Por ato nuk pranojnë të bëjnë zgjedhje.
Prej 22 marsit 1992 – shqiptarët më shumë kanë votuar… sesa kanë zgjedhur.
Ishte angazhimi qytetar dhe guximi politik i vitit 1992, i cili mbrojti dhe dëshmoi fuqinë e votës së njerëzve.
Klika Rama dhe regjimi i tij pervers e kanë krijuar sot atë masë kritike urrejtjeje në popull dhe pakënaqësie masive – që të shporren me votë.
Në zgjedhjet e afërta të 25 prillit – është detyra jonë ta mbrojmë votën e lirë, ta bëjmë atë të flasë qartësisht dhe ta lartësojmë sovranin në pozitat e tij të ligjshme.
Në emër të nevojës së popullit për ndryshim dhe liri, në emër të kauzës më të lartë për të cilën jeton një njeri – dinjitetit dhe progresit, 25 prilli 2021 i ka të gjitha shanset që të bëhet festa më e madhe e këtyre 30 viteve të fundit.
Vota do të numërohet përsëri besnikërisht dhe vullneti i sovranit do të flasë jo me zërin e politikës – por të votës!
Le t’i japim ndryshimit Dinjitetin, që kjo Klikë na e ka dhunuar, mohuar e përbuzur tash 8 vjet!
VOTONI DHE BËJENI VOTËN TUAJ TË FLASË ME ZË TË LARTË!
Gëzuar 22 MARSIN!